Ditën e Diele Komisioni Europian njofton se presidenti Jeane Claude Junker dhe komisionari për zgjerim, Hahn, do të ndalen në Tiranë për takime pe krerët e shtetit dhe të politikës.

Ata ndodhen në një tur ballkanik, por të dielën kanë menduar të jenë në Tiranë.

Tema kryesore e bisedimeve të tyre me liderët e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Union, dhe fillimi i negociatave.

Si pjesë e delegacionit ishte menduar edhe zonja Federica Mogherini- kryesuese e politikës së jashtme të BE, por në fakt nuk do të bëjë pjesë në Delegacion.

Përpjekjet shumë të shtuara për të përfshirë në BE vendet Ballkanike pavarësisht nëse i kanë plotësuar standardet ose jo- është pasqyrë e krizës që ka përfshirë vetë BE-në ku disa shtete tradicionale anëtare po dalin nga Unioni.

Veritas.com.al/