Protestues nga Lezha sapo kanë mbërritur në protestën popullore në Tiranë dhe janë mbledhur në “Çadrën e Lirisë”, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Sot në ditën e 12 të protestës, kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, do të bashkëbisedojë me protestuesit nga Lezha dhe me protestuesit e tjerë.
Banorët nga Lezha kanë shkuar në protestë me pankarta në duar duke akuzuar Qeverinë se shteti i ka braktisur dhe vendi është kanabizuar.
/Veritas.com.al/