Për afganët që do të mbërrijnë sot në vendin tonë, janë ngritur në Rinas çadrat për strehimin e tyre. Ata do të qëndrojnë fillimisht në këto çadra dhe më pas do të zhvendosen në Qytetin Studenti dhe në bazën në ushtarake në Durrës.
Kontingjenti i parë i refugjatëve afganë do të qëndrojnë në vendin tonë përkohësisht si pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare për të përmbushur një kërkesë të aleatëve amerikanë. Më pas ata do të largohen më pas drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për strehimin e tyr, të cilët u larguan nga lufta pasi talebanët morën pushtetin. Çështja e strehimit të qytetarëve afganë, ka qenë tema kryesore e debatit në ditët e fundit në vendin tonë, por për herë të parë qeveria dhe opozita kanë qenë në një linjë lidhur me nevojën për të ndihmuar në këtë situatë.
VERITAS.COM.AL