Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva.
Vendimi është dhënë sot në KPK. Sipas anëtarëve të institucionit, Trezhnjeva nuk justifikon dot burimet legale për pasurinë e tij.
Gjithashtu gjyqtari Treshnjeva mësohet se nuk ka thënë të vërtetën edhe në formularin e deklarimit të pasurisë.
Tre ditë më parë, pas seancës dëgjimore, gjyqtari Besim Trezhnjeva u shpreh se pasuria e tij ishte e ligjshme dhe ishte vendosur nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.
Veritas.com.al/