Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot Rezolutën ku pranojmë përkufizimin e IHRA për “antisemitizmin”, që do të thotë një angazhim i mirëfilltë drejt kuptimit të antisemitizmit, si hapi i parë drejt luftimit të tij.
Kuvendi i Shqipërisë bën thirrje për një front të bashkuar në Ballkan kundër urrejtjes dhe fanatizmit etnik dhe fetar duke ju referuar vlerës së patjetërsueshme të shoqërisë shqiptare, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare. Nëpërmjet miratimit të Rezolutës ditën e sotme Kuvendi pranon dhe promovon përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për anti-Semitizmin.
Kjo Konferencë do të organizohet në bashkëpunim me Robert Singer, kryetarin e Lëvizjes për Luftën ndaj Anti-semitizmit në Izrael dhe gjej rastin për ta falenderuar për mbështetjen.
Në dy sesionet e Konferencës do të diskutohet mbi modelin unik shqiptar të bashkëjetesës fetare dhe eksperiencave më të mira për luftën ndaj anti-semitizmit.
Modeli pozitiv i Shqipërisë ku individë me prejardhje, besime dhe raca të ndryshme kanë gjetur gjithmonë një shtëpi të sigurt edhe në periudhat më të egra të regjimeve diktatoriale është një inspirim për shumë popuj . Kjo ishte e dukshme gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria hapi kufijtë e saj dhe siguroi azil për refugjatët hebrenj që po largoheshin nga gjenocidi. Deri më sot, populli shqiptar krenohet me këtë akt të drejtësisë dhe gjithmonë i ka çmuar marrëdhëniet e tij me popullin hebre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetin e Izraelit.