Nga Pazari i Ri, kryetari i Bashkisё së Tiranёs, Erion Veliaj, ka çelur zyrtarisht siparin e festave të fundivitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
“E nisim nga Pazari i Ri ndriçimin e qytetit, me dritat vezulluese shumëngjyrëshe”, shkruan Veliaj, bashkëngjitur videos së publikuar në median sociale Facebook.
Nën një atmosferë festive, më datë 1 dhjetor, grupi i të të vegjëlve dhuruan emocione me koreografinë e tyre, nёn tingujt e kёngёve tё Krishtlindjeve, në skenёn e improvizuar te Pazari i Ri.
Ndryshe nga njё vit mё parё, ku distancimi social, pёr shkak tё karantinёs sё COVID-19, frenoi qytetarёt tё përjetonin atmosferёn festive, sivjet të vegjlit dhuruan njё shfaqje të vogёl.
Me tё mbyllur performancёn, nё skenё u ngjit edhe Veliaj, i cili përshëndeti dhe pёrqafoi grupin e fёmijёve, teksa shpërndau edhe mesazhe urimi dhe dashurie.
Nёn kujdesin e Veliajt, zbukurimet kanё filluar qё mё herёt në kryeqytet, teksa po pёrmbyllen dhe me vendosjen e pemёve, tё cilat ndryshe, kёtё vit do tё ndriçojnё nё disa pika tё Tiranёs.