Deputetja e Partisë së Lirisë, dhe grua e ish presidentit Meta, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK.

Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së saj në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë në dhjetor të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi pranoi se ishte në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, e tha se është e hapur të përballet me drejtësinë.

Hetimet janë drejt përfundimit dhe se pritet nëse prokuroria do ta çojë çështjen për gjykim ose jo.

Ndërkohë më 11 prill 2024 SPAK mori në pyetje për gati 5 orë nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.

Burimet nga Prokuroria e Posaçme bënë me dije se ajo kishte dhënë sqarime ne lidhje me pasurinë, ne kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit për lobimin në SHBA.