Në fjalën e tij para gazetarëve, Berisha ka theksuar që i pari që do të jetë në mbledhjen e nesërme të Grupit parlamentar do të jetë Sali Berisha, edhe pse zyrtarisht nuk i ka ardhur një ftesë.
“I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe me zgjedhjet e 6 marsit”, tha Berisha.
Më tej ai theksoi se grupi parlamentar i PD-së nuk është i ndarë.
“Jo, nuk ka grup të ndarë, ka një grup parlamentar, e kam theksuar dhe e theksoj edhe njëherë se e ndani ju, ai nuk është i ndarë. Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj, normale”, tha Berisha./Opinion.al