E marta shënon edhe ditën historike të nisjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas agjendës së publikuar, Kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në orën 08:30.

30 minuta më pas, ata do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në orën 11:00 do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe në 12:30, Rama do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky dhe Komisionerin për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.

Në orën 15:00 është planifikuar edhe një takim ‘screening’  i kryenegtociatorit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi.

Më pas, në orën 18:00 do të ketë një pritje të përbashkët të delegacionit shqiptar me atë maqedonas, me rastin e hapjes së negociatave.

Konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë që do të mbahet të martën është vetëm fillimin e një rruge të gjatë, që do të zgjatë për të paktën një dekadë, e që duhet të përfundojë me integrimin e plotë të vendit në familjen europiane.

Hapja e negociatave nënkupton edhe ndarjen “de facto” të Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit, pavarësisht se ishte pikërisht vetoja bullgare ndaj shkupit zyrtar që për më shumë se dy vite mbajti në vend edhe nisjen e procesit me Tiranën. “Ndahemi nga Maqedonia sepse kuadri negocioues është I ndryshëm”, thotë Xhaxhiu.

Ai shpjegon se ritmi i negociatave do të varet nga shpejtësia e reformave dhe sipas tij skenari më optimist për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE është viti 2032. Ekspertët shohin me shqetësim mungesën e njerëzve të kualifikuar në administratën publikë për të qenë në nivelin e negociatave teknike me vendet e BE.