Nesër dhënia e çmimit, kandidatet sekret. Por libra bërësit çekuilibrohen. Dhe vene gishtin fort tek Koreja

Po sikur bota të gjejë veten duke duartrokitur Kim Jong-un ose Donald Trump si heronjtë e paqes? Nesër është dita e Çmimit Nobel, gjithnjë e më politik dhe i diskutueshëm, ai për paqen.

Prej muajsh qarkullojne zera për mundësinë që do te jete një nga dy udhëheqësit, babai padron paranojak i Koresë së Veriut dhe manjati i diskutueshëm që ndoshta është i vetmi me karakterin e tij të çuditshëm që mund të shkoje mirë me satrapin e Phenianit, qe do të veshi çmimin që shpesh ka shkaktuar polemika dhe qe pak lavderohet. “Pjesë e forcës së Çmimit Nobel të Paqes është pikërisht fakti se është kaq i diskutueshëm. Nëse do të ishte një çmim me konsens botëror, nuk do të kishte rëndësinë dhe autoritetin që ka në të vërtetë sot “, i tha New York Times kohët e fundit Berit Reiss-Andersen, kryetar i komitetit te te vetmit Nobel që jepet jo në Stokholm, por në Oslo.

Për ta besuar, megjithatë, nuk është vetëm Trump, i cili disa herë në muajt e fundit e ka bërë të qartë se një mirënjohje si Nobel do të ishte sipas mënyrës se tij të shohësh drejt (për mendimin e Kim nuk jemi në dijeni).Ata qe e besojnë janë kryesisht libër bërësit, njerëz që për ideologjitë nuk jua ndjen dhe mendojnë vetëm se si të llogarisin shanset e probabilitetit që një ngjarje të ndodhë bazuar në maksimizimin e fitimeve. Pra, në mënyrën e vet ata janë super-objektive. Sipas Nicerodds, një agregator i siteve të basteve, në realitet çifti në pozicion te pare është ai i përbërë nga Kim Jong-un dhe homologu i tij mbi paralelin e 38-të, lideri i Koresë së Jugut Moon Jae-in, të bashkuar në përpjekjet për të vërtetën jo gjithmonë shumë bindës për të gjetur më në fund një paqe midis dy Koreve: fitorja e tyre është midis 1.75 dhe 2.50. Në praktikë, kush do të vinte bast një dollar për ngjarjen do të fitonte, në rast suksesi, midis 1 dollar dhe 75 cent dhe 2 dollarë dhe 50 në varësi të sitit. I ndjek pas Trump, në mes të 5 dhe 7.Ndjekin Denis Mukwege, gjinekologu kongolez themelues i spitalit Panzi, në të cilin kuron dëmet e brendshme te shkaktuara nga përdhunimet, dhe Yanar Mohammed, aktivist irakian i cili punon për të drejtat e grave ne atë vend të vështirë, të dhënat jane midis 8 dhe 9; dhe Novaya Gazeta, periodikja Moskovite antiputin për të cilën ka punuar Anna Politovskaja, vrarë me 7 tetor 2006 në rrethana te pasqaruara kurrë.

Ndër personazhet e tjerë që sipas liberberesve kanë disa shanse për fitore, janë edhe blogeri saudit Raif Badawi, lideri i pavarësisë katalanase, Carles Puigdemont, aktivistja amerikane Chelsea Manning,e akuzuar për vjedhjen dhe paraqitjen e dokumenteve konfidenciale në WikiLeaks mbi operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe, më tej në listë, Angela Merkel, Papa Francis (i abonuar i fantakandidaturave), Edward Snowden; Theresa May, Emmanuel Macron, Julian Assange dhe Vladimir Putin. Gjë e çuditshme: kandidatët për Çmimin Nobel për Paqen janë si lideri si  kundërshtarët e tij. Disa mundësi (pak në të vërtetë) sipas liberberesve e ka edhe lëvizja #MeToo kundër dhunës ndaj grave.

Konkluzione, asgjë më shumë. Pesë të përzgjedhurit nga Parlamenti i Oslos që bëjnë pjesë ne komitetin e kufizuar që jep çmimin duhet të respektojne një protokoll shumë të rreptë dhe nuk mund të zbulojnë listën e kandidaturave (këtë vit 331: 216 persona dhe 115 organizata) as perpara as në pesëdhjetë vitet e ardhshme. Komiteti që shpesh përfundon në stuhi për vendimet e tij. Dy anëtarë dhanë dorëheqjen në protestë për dhënien e çmimit Henry A. Kissinger në vitin 1973. Dhe mbi çmimin duket se peshon pothuajse një mallkim pasi shumë fitues te cmimit më pas kane rëne në fatkeqësi si San Suu Kyi në Birmani dhe kolumbiani Juan Manuel Santos. Dhe në fund edhe BE-ja, fitues në 2012. Dhe pas nëntë vjetësh edhe çmimi për Barak Obamën duket pak si shume i ekzagjeruar.

Veritas.com.al/