(DAILY MAIL)

Donald Trump bisedoi, dje e Diel, se si mund të ndërtohet muri kufitar nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahuy.

Trump u takua me Netanyahun për 90 minuta në rezidencën e tij në Manhattan, ku biseduan rreth “asistencës ushtarake, sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, sipas Izraelit dhe zyrtarëve të fushatës elektorale të Trump.

Palët diskutuan mbi gjatësinë e kufijve Izraelit për të ndërtuar murin e sigurisë me qëllim që të sigurohen kufij të sigurt.

Kandidati presidencial Republikan, Trump, premtoi se do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, në qoftë se zgjidhet president.

Trump ka propozuar ndërtimin e një muri gjatë gjithë pjesës jugore të Izraelit për të mos lejuar të hyjnë ilegalisht njerëz dhe drogë. Kjo do të japë mundësinë që edhe në Izrael  të shikohet shembulli se si barrikadat mund të jenë të suksesshme.

Shtypi ishte mbajtur larg nga mbulimi i takimit mes Netanyahu dhe  Trump, por zyrtarët e fushatës së Trump thanë në njoftim se burrat, të cilët e kishin njohur njëri tjetrit prej vitesh, “diskutuan disa tema të rëndësishme për të dy vendet”, duke përfshirë edhe raportet mes Amerikës dhe izraelit dhe lidhjet e pathyeshme mes dy vendeve”.

 

Lexo më shumë: http://wwwdailymail.co.uk/news/article-3806445/Clinton-Trump-meet-separately-Israel-PM-Netanyahu.html#ixzz4LM3whYqb

Follow us: @MailOnline on Twitter | DailyMail on Facebook