Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Nju Jork është takuar me ministrin e jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.
“New York – Me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa ka ndarë disa foto nga takimi.
Shefi i qeverisë po merr pjesë në punimet e përvitshme të Asamblesë se Përgjithshme si dhe te forumeve të tjera të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Bashkë me shefin e qeverisë, në SHBA ndodhet edhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj si dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Ata priten të zhvillojnë takime dhe aktivitete të nivelit të lartë në SHBA.