Kreu i qeverisë Edi Rama foli në konferencën e sotme për mediat edhe për sektorin e energjisë e të infrastrukturës. Deklaroi se falë investimeve në energji, është rritur me 15.3% kapaciteti energjitik prodhues i vendit. “Humbjet në rrjet që i kemi gjetur në nivele katastrofike, janë faktikisht në reduktim të vazhdueshëm”, tha Rama.

Nga ana tjetër, theksoi se në infrastrukturë ka pasur zhvillime domethënëse sepse shumë nga punët e nisura kanë përfunduar. Teksa rreshtoi projektet e finalizuara, e cilësoi “sfidë” punën që po bëhet me Tunelin e Murrizit.

‘Qershia mbi tortë’ për kryeministrin është Qendra e Monitorimit të Trafikut.

“Nyja teknologjike e transportit, në sensin digjital, jo të hekurave. Do jetë e pajisur me sistemin më të avancuar në botë të monitorimit të trafikut, për të cilin kemi punuar edhe jemi në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë e Emirateve të Bashkuara. Do bëhet implementim i shpejtë me një sistem survejimi me kamera, që do jenë të pajisura më fjalën e fundit të Inteligjencës Articiale.”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *