Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për 6 prej të arrestuarave. Sakaq për 7 të arrestuar u vendos masa ‘arrest shtëpie’ dhe për 6 të tjerë masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Një nga personat që u la në burg nga Gjykata është edhe ish kreu i INUV Florenc Hoxha.
Seanca e sotme është ndjekur nga disa deputetë të opozitës, ndërsa masat e sigurisë janë dhënë nga gjykatësja Rexhina Merlika.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Veritas.com.al/