Shkurtimisht kryeministri Edi Rama foli për atë se çfarë presidenti Ilir Meta e quajti humbje milionash të shtetit nga proceset e arbitrazhit.
Rama e mohoi në mënyrë kategorike se vendi ka procese të humbura , por foli vetëm për vendime paraprake, për të cilat po punohet për t’i sprapsur:
“Një pjesë e njerzëve mendojnë se ne i kemi paguar, ftoj median të vërtetoj, deri sot që flasim , nuk kemi asnjë proces në arbitrazh të përfunduar ku ne të kemi humbur, thjesht nuk kemi.
Kemi avokatë dhe të huaj madje që po punojnë ti’ sprapsin ato që janë të natyrës paraprake. Kemi fituar procese po, por nuk kemi humbur asnjë, po punojmë për të sprapsur e theksoj për vendimet paraprake”.
VERITAS.COM.AL