Roberto Vivaldelli

Kaq të ndryshëm, kaq të ngjashëm, kryeministri hungarez Viktor Orban dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë diçka të përbashkët: të dy e shohin financierin liberal George Soros, themeluesin e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, një armik ekzistencial për kombet e tyre përkatëse; megjithatë, manjati shumë shpesh i përmend dy “autokratët” si dy armiq të rrezikshëm të demokracisë liberale dhe shoqërisë së hapur. Nga ana tjetër, është e pamundur të pajtohen dy botëkuptime kaq të largëta nga njëra-tjetra sa nacionalizmi konservator krenar i dy liderëve me globalizmin e kufijve të hapur dhe progresist  te Soros. Orban dhe Erdogan, i krishterë i pari, islamik i dyti, të dy akuzojnë financierin për kryerjen e veprimeve provokuese – përmes rrjetit të tij filantropik dhe më gjerë – kundër Hungarisë dhe Turqisë.

Erdogan: “Kavala fece e Sorosit”

Deklaratat e fundit të presidentit turk mbi rastin Kavala flasin shumë për këtë armiqësi të rrënjosur. Siç raporton Agi, Erdogan ka shprehur fjalë shumë të ashpra ndaj ambasadorëve të 10 vendeve të ndryshme, duke i kërcënuar me dëbim pasi ata kishin lancuar një apel të përbashkët për lirimin e filantropistit Osman Kavala, në burg në Turqi prej 1451 ditësh dhe në pritje të gjykimit. “Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes luksin për t’i mbajtur këta njerëz në vendin tonë. Nuk është në rolin e tyre të japin mësime që janë të papranueshme për ne. Ata janë brenda kufijve të funksioneve të tyre”, tha Erdogan, i cili më vonë e përkufizoi Kavalën si ” fece e Sorosit “. Të hënën e kaluar, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë i kishin kërkuar Turqisë të respektojë traktatet ndërkombëtare dhe të lirojë Kavalën nga paraburgimi.

“Paratë nga manjati”

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur iu përgjigj Erdoganit, duke i kërkuar presidentit sot “të ndalojë së thirruri emrin e George Soros në një përpjekje për të errësuar faktet në lidhje me rastin e Osman Kavala, biznesmenit dhe filantropit që kaloi katër vjet në burg me akuza false. Gjuha abuzive e Presidentit Erdogan për George Soros, një njeri që qeveria e tij e mirëpriti në Stamboll, është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga fakti i thjeshtë se Osman Kavala është i pafajshëm dhe duhet të lirohet”, tha Mark Malloch-Brown, president i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur. Agi thekson gjithashtu se filantropi turk ka qenë në burg në Turqi në pritje të gjykimit që nga viti 2017; Akuza ndaj tij është për tentativë për përmbysje të rendit kushtetues për përplasjet e ndodhura në parkun Gezi, në Stamboll, në vitin 2013, të cilat sipas prokurorit synonin rrëzimin e qeverisë. Cila është lidhja mes Kavalës dhe George Soros?

Filantropi turk ka bëre pjese në komitetin këshillues të fondacionit kombëtar të Shoqërisë së Hapur në Turqi përpara mbylljes së tij në 2018. Nuk është hera e parë që Erdogan akuzon Sorosin dhe Kavalën për komplot në hije kundër qeverisë së tij: në vitin 2018, Sulltani kishte deklaruar se Osman Kavala – tashmë i arrestuar  – ishte financuar dhe ndihmuar nga Soros, të paktën që nga viti 2013, kur protestat masive në sheshin Gezi kishin tronditur qeverinë. Eshtë gjithashtu e vërtetë se marrëdhënia midis Erdoganit dhe Sorosit nuk ka qenë gjithmonë kaq e keqe: në vitin 2003 të dy u takuan në një takim “shumë të përzemërt” në forumin e Davosit, dhe Erdogan i kërkoi themeluesit të OSF që të mbronte kauzën e hyrjes së Turqisë në Bashkimin Evropian. Dy vjet më vonë, manjati madje u mirëprit në vendin turk me të gjitha nderimet.

Orban dhe të tjerët: Pse liderët i druhen financierit

Spekulatori 91-vjeçar, përmes Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, financon partitë politike, organizatat joqeveritare të politizuara, organizatat jofitimprurëse që promovojnë emigracionin dhe shoqatat progresiste me synimin për të formësuar shoqëritë dhe për të ndikuar në politikat në ato vende. Për mbështetësit e tij ky është një aktivitet që jo vetëm është plotësisht legjitim, por edhe i nevojshëm për të “eksportuar” pak demokraci dhe për të forcuar respektin për të drejtat e njeriut në vendet ku sundimi i ligjit kërcënohet nga liderët autokratë; për liderët që e kundërshtojnë atë, përkundrazi – duke filluar nga Erdogan dhe Orban te lartpërmendur, por edhe Vladimir Putin dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump – me financimin e tij, manjati përzihet në punët e brendshme dhe sovranitetin e vendeve të tyre përkatëse, me përpjekjen për të destabilizuar dhe për rrjedhojë “zëvendësuar” liderët plotësisht legjitimë. Nuk është një “komplot” siç do të thoshin disa, por është një aktivitet i njohur për të cilin flet hapur edhe vetë Soros. Në një intervistë me CNN të majit 2014, financuesi me origjinë hungareze pranoi, për shembull, se ai ishte përgjegjës për krijimin e një fondacioni në Kiev që kontribuoi në rrëzimin e presidentit të atëhershëm pro-rus, Viktor Janukoviç. Në mënyrë shumë të ngjashme, në vitin 2003, disa nga organizatat që ai mbështeti, lindën “Revolucionin e Trëndafilave” në Gjeorgji.

Aktiviteti i Sorosit ne Itali

Edhe në Itali, manjati bëri të ndjehet prania e tij: midis 2017 dhe 2018, në fakt, sipas hetimit të publikuar nga agjencia Adnkronos, organizata e tij ka derdhur mbi tetë milionë e gjysmë dollarë në arkat e atyre subjekteve që synojnë krijimin e një shoqërie më të hapur dhe më mikpritëse. Siç kujton IlGiornale.it, veprimtaria në Itali e financierit me origjinë hungareze me ambicie filantropike, të frymëzuar nga filozofi Karl Popper, është histori e 30 viteve të fundit. Mik i Romano Prodit, Soros bëhet i famshëm në Itali gjatë të ashtuquajturës “e mërkurë e zezë” e 16 shtatorit 1992, kur lira italiane dhe paundi britanik detyrohen të largohen nga Sistemi Monetar Evropian (EMS) pas një spekulimi financiar kryer përmes fondit Quantum nga Soros. Atë ditë, “peshkaqeni” i financës shet lirat duke blerë dollarë, duke detyruar kështu Bankën e Italisë të shesë 48 miliardë dollarë rezerva për të mbështetur kursin e këmbimit dhe duke e çuar monedhën italiane në një zhvlerësim prej 30%.

VERITAS.COM.AL