Njëzet vjet më parë- e Premte, presidenti rus Boris Yeltsin emëroi kryeministrin e tij të katërt në më pak se 18 muaj: Vladimir Putin, në atë kohë relativisht i panjohur, nga shef i i shërbimit të sigurisë drejt si kryeministër pa pasur eksperiencë politike.

Largimi i Yeltsin u përfol kudo se do të kishte një pasardhës, por që vetëm pak njerëz e imagjinuan se i njëjti do të ishte edhe pas 20 vjetësh. Putin është po ai, i njëjti që qeveris Rusinë dhe përsëri vazhdon ta qeverisë, duke pasur një rol dominant në punët botërore.

Megjithatë, njëzetvjetori ka ardhur në një kohë të pasigurisë së liderit për të drejtuar.

Numri i atyre që aprovojnë Putin mbetet akoma në nivelin që shumica e liderëve të Perëndimit e kanë zili, por ai ka marrë goditje nga zvarritja e ekonomisë dhe standardet në rënie të jetesës.

VERITAS.COM.AL/