Në konferencën e përbashkët për shtyp Lavrov- Rama, i dërguari Top Channel në Moskë Muhamed Veliu e pyeti shefin e diplomacisë ruse nëse ka shkaqe të reja përse Rusia vijon mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nëse një ditë Moska do ta njohë Kosovën si shtet?
Po ashtu gazetari Muhamed Veliu e pyeti kryeministrin Edi Rama nëse gjatë takimit me Lavrov i kishte kërkuar diçka specifike në lidhje me Kosovën.
“ Ju pyetët nëse unë mund të mendoj ndonjë datë kur Rusia do njohë Kosovën , është ajo çfarë përmendi Rama që duhet të ketë zbatim të asaj për çfarë bihet dakord, Ka një rezolutë 12.44, që duhet zbatuar, që është miratuar dhe që ka një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve, përfshi krijimin e asosacioneve së bashkimeve serbe në Kosovë dhe krijimi i kësaj do ishte një hap më para, për të siguruar të drejtat e atyre serbëve që jetojnë në Kosovë.
Marrëveshja është arritur së bashku 6 vjet më parë, Prishtina refuzon të respektojë detyrimet, e promovojmë dialogun por kolegët tanë në BE, nuk kanë arritur të sigurojnë zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Megjithatë këmbëngul që kjo të zgjidhet në bazë të marrëveshjeve të miratuar. tha Lavrov.
Ndërsa Rama për të njëjtën gjë tha: “Po diskutuam rreth kësaj dhe jemi shumë larg sepse qëndrimi ynë është i qartë. Unë mendoj se është në të mirë të gjithkujt edhe të Serbisë që të njohë Kosovën siç është. Ne kemi mbështet dialogun, pajtimin për ta arritur realizimin e kësaj njohje.
Ka pasur shumë aspekte të dialogut të materializuar në marrëveshje që nuk e kanë parë dritën e realizmit.
I shpjegova Lavrov se na duhet të rinisim procesin, unë besoj se palët e fajësojnë shumë njeri tjetrit, por s’do i hyj kësaj. Unë do ti thoja ministrit opinionin tim , që vullneti i njerzve nuk mund të jetë me standarte të dyfishta kur bëhet fjalë për të njohur ose për të mos njohur atë cka vullneti i njerzve sjell në jetë për popullatat. Dhe për një popullatë, ai ajo e Kosovës që ka jetuar nën sundimin e një shteti që nuk e ka zgjedhur ajo, nuk e shoh pse të tjerët kanë të drejtën të ndahen e të kenë shtetet e tyre dhe Kosova jo. Megjithatë ky është një kapitull tjetër”.
(Gazetari Muhamed Veliu dduke pyetur Lavrov mbi Kosovën)