Gjatë orëve të vona të dites , një ngjarje e rendë u raportua nga Dukagjini i Shkodrës, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri.

Sipas burimeve, shënjestër e këtij atentati mendohet të ketë qenë djali, Gjin Guri. Shkak paraprakisht dyshohen konfliktet për kultivimin e narkotikëve.

Gjin Guri është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në zonën e Dukagjinit, ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

Nga të dhënat e para mësohet se është ekzekutuar Zef Guri, ndërsa është plagosur djali i tij Gjin Guri.

Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër