Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët mes Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Shqipërisë, u ndal te procesi i integrimit evropian dhe pritshmëritë e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sipas kryeministrit, ndryshe nga vendet anëtare të BE-së, ku Bashkimi Evropian shpesh merret si një realitet i mirëqenë, Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e integrimit.

Rama bëri gjithashtu thirrje që Bashkimi Evropian të mos e lërë pas dore Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar se një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për vetë Evropën.

“Njerëzit e kanë kuptuar që vendi mund të bëhet ndryshe dhe e kanë kuptuar njerëzit që shumë gjëra po lëvizin dhe ka një zhvillim të dukshëm. Por njerëzit kanë edhe pyetje. Në vendet tuaja merret e mirëqenë BE sikur të ishte martesë, kurse ne jemi plotësisht të angazhuar dhe çdo ditë kemi kapacitetin për të gjetur arsye për të mos qenë dakord me njërit tjetrin. Por për faktin që duam të jemi pjesë e Evropës kemi rënë gjithnjë dakord dhe ne e dashurojmë Evropën. Ne shpresojmë që mos të na lini sërish në baltë, sepse shkon përtej dhe është si të lësh në baltë edhe vetveten. Nëse Evropa do të lërë në baltë Ballkanin Perëndimor, do të jetë dështimi më madhor. Shpresojmë që të gjithë të gjejnë rrugën për t’i vënë botës dhe për t’i dhënë edhe vetë Evropës një sinjal të fortë. Unë besoj se nuk është aq e vështirë për të gjetur një rrugë të tillë”, tha ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *