Ish- presidenti Francez përballet me një kallëzim mbi zgjedhjet e vitit 2007 për një përfitim monetar nga fondet Libiane, raporton ‘The Guardian’.
Nicolas Sarkozy, ish president i Francës, është marrë nën hetim në polici për t’u pyetur mbi deklarimet se ka marrë miliona euro të paligjshme në fondet për fushatën nga regjimi i diktatorit të fundit të Libisë, Muammar Gaddafi.
Sarkozy, i cili ishte fitues i krahut të djathtë si president i Francës nga virti 2007 deri në vitin 2012, është marrë në pyetje të Martën paradite në stacionin policor në Nanterre, veri- perëndim i Parisit, si pjesë e një hetimi për të provuar nëse vetë Gaddafi dhe të tjerë në Libi kanë financuar ilegalisht fitoren në zgjedhjet e vitit 2007.
Hetimi është skandali më shpërthyes i financimeve politike në dekada në Francë. Sarkozy ka mohuar në mënyrë të përsëritur këto deklarime duke i quajtur “groteske”.
Veritas.com.al/