(FOTO: Nicole Kidman arrin nw “74th Annual Golden Globe” të Dielë)/

Aktorja  fituese e Çmimit Oscar, e cila ka shtetësi të dyfishtë (Amerikane dhe Australiane) shkaktoi turbullira mes komunitetit të përçarë të artistëve këtë javë kur i inkurajoji Amerikanët të pranojnë dhe të mbështesin presidentin e zgjedhur Donald Trump. Deklaratën e bëri në një program televizion në Rallity Show.

Ajo tha në sy të politikanëve se zoti Trump “është i zgjedhur”.

“Jam gjithmonë e kursyer kur është fjala që të flitet për politikanë; kurrë nuk e kam bërë as për Amerikën as për Australinë”- tha Kidman teksa po shpjegonte në një intervistë me BBC Tëo rreth filmit të saj”Lion”.

“Kështu, sapo ju thashë, ai (Trump) tashmë është i zgjedhur dhe ne si komb e si shtet duhet ta mbështesim, pavarësisht se si mendon dikush; këtë e kërkojnë interesat e vendit”.

“Sidoqoftë, ky është realiteti, ky është Presidenti ynë dhe le të shkojmë përpara”, shtoi ajo.

Kidman tha se pavarësisht nga kush është në pushtet, ajo vazhdon të mbështesë kauza si shëndeti i grave. Ajo tha se nuk po shikon ndonjë lidhje me atë çfarë po thuhet se “kur të vijë Trump do të godasë këtë pikë”.

“Unë gjithashtu ndaj mënjanë një shumë të madhe si fond për kancerin  gjirit te gratë. Aq më tepër që është sëmundja që preku më thellë familjen time”- tha Kidman.

Kidman komentoi edhe deklarata sulmuese të Meryl Streep në të përvitshmin “Golden Globe” sesioni 74, të Dielën. Ajo duke qenë shumë fjalëpakë ndaj Hollyëood, tha se ishte në sallë dhe se nuk u ndie mirë që në shtëpinë e vet Hollywood të sulmojë Trump.

/Veritas.com.al/

https://youtu.be/irfvohXZX3g