Nikki Haley dha dorëheqjen ditën e Marte nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, duke shënuar largimin më të fundit nga ekipi i sigurisë i presidentit Trump.
Gjatë takimit me Haley në Zyrën Ovale, Trump tha se Haley ka bërë një “punë fantastike” dhe se do të largohet në fund të vitit.
“Ajo ma ka thënë këtë ndoshta që para gjashtë muajsh”, iu tha Trump reporterëve, “unë dua të marr edhe pak kohë”.
Haley qëndroi e ndrojtur para arsyeve të saj për dorëheqjen, duke thënë vetëm se “është e rëndësishme të kuptosh se kur është koha për të hapur rrugën”.
Por ajo insistoi se nuk kishte ndonjë plan për të garuar për president kundër Trump në vitin 2020, kur ajo shikohet si një alternativë e moderuar brenda Republikanëve.
Veritas.com.al/