Ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje! Ditën e sotme shteti ka sekuestruar një pallat pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, që u denoncua një ditë më parë edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama.

Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, është ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria, ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se ky është rasti më flagrant i shkeljes së ligjit dhe pikërisht për këtë arsye aksionin e nisën nga ky subjekt.

Report Tv ka mësuar se subjekti është në pronësi të biznesmeni Julian Morina, i njohur ndryshe edhe si Lul Morina. Mësohet se Morina kishte aplikuar për legalizimin e subjektit, ndonëse e kishte ndërtuar pa leje, por kërkesa i ishte refuzuar. Morina në vitet 2013-2014 ka qenë donator në Klubin Tirana.

“Ndodhemi në Farkë ky është komunikimi i parë publik që ne po bëjmë sa i përket vendimit që u mor me VKM, është një VKM që ka të bëjë më ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe përdorim në të mirë publikut. Ky është një shembull pse kemi zgjedhur të vijë në Farkë dhe të zgjedhim këtë ndërtese. simbolikë e shklejes së ligjit 7 kate mbi tokë, 9 kate ndërtim pa ansjë letër. Sesi kjo ka ndodh është një mister për ne”, tha Balluku.

Zv.kryeministrja Belinda balluku ishte e pranishme në pallatin 9 katësh që u sekuestrua. Balluku tha se investitorit do i jepen dy mundësi, e para është që ta blejë investimin me çmim tregu dhe e dyta është që t’ia dhurojë shtetit. Nëse zgjedh një nga këto dy mundësi, investitori i shpëton ndjekjes penale, por është i detyruar të paguajë gjobë. Nëse investitori nuk pranon, investimi do i konfiskohet, do paguajë gjobën si edhe do ndiqet penalisht.

Ja kush është pronari i pallatit 9-katësh pa leje te Liqeni i Thatë

Report Tv ka mësuar se pallati 9-katësh që u sekuestrua te Liqeni i Thatë është në pronësi të biznesmenit të njohur Julian Morina, i njohur si Lul Morina. Mësohet se Morina ka qenë donator tek klubi Tirana në vitet 2013, 2014.

Morina kishte bërë kërkesë për legalizimin e objektit, ndonëse e kishte ngritur pa leje, por kërkesa i ishte refuzuar.