Në një informacion të publikuar nga Policia e Shtetit, thuhet se në 2 ditë janë kryer 25 arrestime ose janë proceduar penalisht burra që akuzohet se kanë ushtruar dhunë ndaj grave.

Në datat 2 dhe 3 shator policia informon se ka ndërhyrë në rastet kur bashkëshortët ose ish-bashkëshortët dhunojnë gratë. 9 prej rasteve të dhunës janë në Tiranë, ndërkohë që një shifër e lartë e të shoqëruarve për dhunë në familje janë në Durrës.

Pas urdhrit të dhënë nga Drejtori I Policisë së Shtetit Haki Çako  dhe vetëm pak ditë pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, Policia po ndërhyn në çdo rast kur raportohet për dhunë në familje.

Për të gjitha bashkëshortet e dhunuara, lëshohet urdhër i menjëhershëm mbrojtje, ndërkohë që në shumë raste, policia i arreston autorët, derisa dalin para Gjykatës.

Veritas.com.al/