Nga: Laert Skiro/
Nuk po e përdorim figurshëm fjalën “luftë”. mes LSI dhe PS që janë dy aleate në koalicionin qeveritar ka nisur lufta e vërtetë; me mjetet bashkakohore të luftës.
Akti më i fundit është thirrja publike që ka bërë Petrit Vasili- deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar të LSI. Ai sot ka mbledhur grupin parlamentar në një agjendë urgjente, me temën: Kujdes nga rreziku që kanoset nga Partia Socialiste.
Më konkretisht, Petrit Vasili iu ka bërë thirrje deputetvë të LSI: “Kujdes makinat! Partia Socialiste mund t’ju fusë në makinë o drogë o armë!”. Zoti Vasili tha se informacioni vjen nga agjencit% e huaja të shërbimeve sekrete. Armë dhe drogë mund të futen nga policia në makinat dhe ambientet e zyrtarëve të lartë të LSI.
Thirrja që bën kryetari i grupit parlamentar i LSI sjell parasysh një luftë të tipit mafioz, kur njëra palë do të dërgojë në qeli palën tjetër.
Fjalët e thëna deri së fundi se “do të burgoset kryetari i LSI” me sa duket kishin përgatitur luftën “e qelive” mes dy anëtarëve të koalicionit qeveritar.
Por nga ana tjetër, LSI, duke qenë e lidhur ngsuhtë me Partinë Socialiste (si motër), i njeh veset e saj, atjtikat e saj dhe mjetet e saj të luftës. LSI duket se është e vetëdijshme për aktet dhe mjetet mafioze që posedon Partia Socialiste ose e thënë më shkurt, qeveria.
Frika e shprehur nga LSI ngjall frikë për qytetarët e zakonshëm. Mendoni si mund të mbrohet një qytetar i zakonshëm nga një parti në pushtet, e cila ka batalione mafiozësh dhe kriminelësh që mbajnë në duar drogë e armë kundër kujtdo që nuk i pëlqen.
Dje kryetari i LSI i kërkoi presidentit të republikës një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me agjendë “pse nuk kapet trafikanti Klement Balili”. Por me sa duket spektri i Sigurisë Kombëtare do të shtrihet më tej, deri në proteksionin politik e qytetar nga mjetet luftarake të fshehta të Partisë Socialiste, dmth., të qeverisë.
Marrëdhëniet e dy aleatëve janë tronditur ditët e fundit. Sot paradite ministri i mjedisit, Lefter Koka (i LSI) njoftoi se segmente qeverisës janë të lidhur me krimin; se rreziku “vjen nga Partia Socialiste”. Ai tha se në Durrës është krijuar një bërthamë e mafies nga zyrtarët Socialistë.
Njoftimi i fundit i LSI përmes zotit Petrit Vasili është tronditës për sigurinë dhe paqen në vend. Lufta, nga një rrezik potencial në Veri të Mitrovicës, kthehet në një rrezik të afërt brenda koalicionit qeveritar dhe nga qeveriaa te qyyetarët.
Veritas.com.al/