KOMENT/

PD në prag shpërthimi për largimin e kryetarit pas humbjes së radhës, vijnë mesazhet e para të rebelimit, Berisha do të vendosë nëse do ta shkarkojë apo do ta mbajë për një tjetër provë në 2025

Partia Demokratike po pëson disfatën shokuese të rradhës në zgjedhjet e 25 prillit, humbje e cila i rezervon qëndrimin në opozitë deri në 2025 dhe humbjen e shpresës për t’u kthyer një ditë në shumicë. Teksa humbja sa vjen e bëhet më e qartë, në Partinë Demokratike po shfaqen sinjalet e para për largimin e kryetarit, Lulzim Basha, të cilit Berisha i la partinë në administrim 8 vite më parë.

Në këto zgjedhje, Lulzim Basha nuk arriti të kalojë më shumë se 60 mandate. Basha vetëm ka rikthyer në PD votat që i kishte grabitur Ilir Meta nga viti 2009 deri në vitin 2017, me bandën e tij, LSI-në.

Sinjalin e parë të rebelimit në PD e ka dhënë ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, i cili ra reaguar për humbjen, duke i dhënë një mesazh Bashës, por edhe Berishës, i cili do të vendosë për fatin e Bashës. Ristani shkruan se: “Nuk kish si të ndodhte ndryshe dhe nuk ndodhi nga budallallëku, por nga ligësia”.

Për humbjen ka reaguar edhe ish-deputeti u PD, Fatos Hoxha, i cili i ka kujtuar Lulzim Bashës se po e çon PD-në në një rrugë pa kthim. Pas humbjes së radhës, kundër Bashës dhe zëdhënësve të tij, ka shpërthyer edhe ish anëtarja Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, e cila shkruan: “Humbësa multirecidivistë! Zhdukuni nga ekranet se keni shkatërruar një ëndërr!”. Bushati u referohet disa përfaqësuesve të PD, të cilët dalin nëpër ekrane dhe gënjejnë hapur, duke deklaruar se po fitojnë. Reagime të forta mësohet se kanë nisur në radhët e anëtarëve të Kryesisë së PD-së, të Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar të PD, por shpërthimet po mbahen nën kontroll, për të mos dalë në publik deri kur të përfundojë procesi i numërimit.

Edhe pse humbja duket qartë, Sali Berisha vijon të mos japë asnjë sinjal, nëse do ta shkarkojë Lulzim Bashën apo do ta mbajë edhe për një provë tjetër në vitin 2025. Nëse Berisha e largon, nuk dihet se kujt do t’ia besojë administrimin e partisë.
Nga ana jetër në LSI situata është dramatike. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zhdukur prej disa orësh.

Sipas burimeve, Ilir Meta është në situatë të rënduar psikologjike dhe ka humbur kontrollin. Meta është betuar se nuk do ta mandatojë Edi Ramën për të formuar qeverinë e re. Gjithashtu, Meta po mendon se si të sajojë një alibi për të justifikuar disfatën e bandës së tij në zgjedhje dhe për të vijuar referendumin kundër Yuri Kim dhe reformës në Drejtësi.

VERITAS.COM.AL