( FOTO: Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq)/

Serbia akuzon Kosovën se nuk lejon bashkëpunimin në hetime mbasi e di kush e ka vrarë Ivanoviqin dhe po tenton ta mbulojë. Kjo është retorika që e hedh fajin në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se Prishtina po refuzon të bashkëpunojë me autoritetet serbe në hetime, në mënyrë që të parandalojnë zbulimin e motiveve dhe atyre që urdhëruan vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Stefanoviq ka thënë se reagimi i Ramush Haradinajt dhe ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke refuzuar të marrin pjesë organet hetuese të Serbisë në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, janë krejtësisht të papranueshme.

“Një përgjigje e tillë institucionet kryesore të Prishtinës tregon qartë se nuk kanë dëshirë që të zbulojnë kush janë vrasësit dhe as hetimi të bëhet në mënyrë profesionale”, tha Ministri Stefanoviq për Tanjug.

Sipas tij, hetimi duhet të përfshijë të gjitha organet hetimore që mund të ndihmojnë në kapjen e autorëve të vrasjes dhe organizatorëve të tyre.

Veritas.com.al/