Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ka nisur Kuvendi i thirrur nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky i fundit është pritur me ovacione nga mbështetësit e tij.
Pas përfundimit të vërtetimit të delegatëve, këto të fundit janë drejtuar për te salla e takimeve.
Rendi i ditës ka të bëjë me vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike.
Kjo duke mos lejuar që “problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës”.
Gjithashtu një pikë kyç është miratimi i aksionit politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci.
Në përfundimit pritet miratimi i programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë jashtë Pallatit janë pozicionuar të gjithë mbështetësit e Bashës.
Ata mbajnë në duar një banderolë ku shkruhet se “zgjedhin të ardhmen”.
Ndër të tjera është bërë me dije se më 19 dhjetor do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Më herët nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka bërë me dije se do të ngrihet një strukturë e re partnere e PD-së, Aleanca e Qytetarëve për Demokraci.
“Duhet të ndodhë një kapërcim cilësor, partitë do duhet që në kohë reale të shohë ndjeshmëritë e një shoqërie që është në zhvillim”, tha ai.