Kuvendi i Shqipërisë ka hapur sot dyert për homazhe për ish deputetin Gerti Bogdani. Ai humbi jetën një ditë më parë në mënyrë të beftë për shkak të një ataku kardiak në moshën 44 vjeçare.

Në 2009, Bogdani hyri ne parlament si deputet I PD, duke qenë ligjvënësi me e ri I legjislaturës dhe qëndroi për dy mandate.

Në Partinë demokratike është aktivizuar gjerësisht edhe si drejtues i Forumit Rinor dhe tentoi pa sukses të kandidonte për bashkinë e Tiranës në vitin 2023.

Liderë politike të të gjitha krahëve, vlerësuan figurën e tij dhe shprehen ngushëllime për ndarjen e tij të hershme nga jeta.

Homazhet për nder të ish-deputeti demokrat Gerti Bogadni do të zgjasin nga ora 10:00-12:00.