Mëngjesin e 14 nëntorit ka nisur dhe puna për ndërtimin e “Tunelit të Llogarasë”.

Të pranishëm për të parë nga afër nisjen e punës ishin dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Rama në fjalën e tij deklaroi se ky projekt ka qenë “në sirtar për tre dekada”. Sipas tij kjo ka qenë, “një nga kryefjalët e premtimeve të gjithë atyre që kanë kaluar nga këto anë në fushata elektorale”.

Ministrja Balluku deklaroi se ky projekt do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe në punësim.

Si Kryeministri ashtu dhe Ministrja e kanë cilësuar si një vepër madhore, e cila do të ngrejë në një nivel tjetër rrjetin infrastrukturor të Shqipërisë.

Balluku theksoi faktin se do të duhen 33 muaj për të përfunduar ndërtimin e “Tunelit të Llogarasë”.

Balluku theksoi faktin se do të duhen 33 muaj për të përfunduar ndërtimin e “Tunelit të Llogarasë”.

Sipas dy drejtuesve të lartë të shtetit ky tunel do të shkurtojë “ndjeshëm kohën e udhëtimit në bregdetin jonian”. Si dhe do të rrisë cilësisht sigurinë për të gjithë udhëtarët vendas e të huaj, në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm turistik të Shqipërisë

(ne perditesim…)