Për fat kishte vetëm të plagosur në atë aksident të paparë…

Aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në aksin Shkodër- Lezhë, ku një automjet i drejtuar nga Liljana Kullaj është përplasur me një autobus të linjës së Kosovës.

Mjeti tip Ford i drejtuar nga Liljana Kullaj është përplasur me autobusin dhe si pasojë e përplasjes makina është shkatërruar thuajse plotësisht. Shoferja është dëmtuar rëndë ndërsa shtetasja Drita Odeja, e cila ishte në makinën Ford është plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në autobusin e linjës së Kosovës me targë RKS 05 252 DG ka patur dy të lënduar me plagë të lehta.

Të gjithë të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Shkodrës. Për të nxjerrë nga mjeti i tipit Ford drejtuesen Liljana Kullaj është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve pasi makina ishte shkatërruar tërësisht në pjesën e parme, ashtu siç tregojnë dhe fotot e postuara nga panorama

Veritas.com.al/