Më në fund nga Policia e Shtetit u pranua se mbi Lalëz në Durrës ka fluturuar një avion i vogël si avionët që kohët e fundit janë furnizuar me drogë Në Gjirin e Lalzit, në Divjakë, Vlorë e gjetkë.

Më parë alarmin e dha në seancën e Kuvendit, deputeti i PD, në opozitë, Asllan Dogjani.

Edhe mediat online transmetuan të dhëna, intervista dhe pamje nga avioni. Në orët e vona Policia e Durrësit pranoi: Po- thanë,- avionin e kemi ndjekur përgjatë itinerarit të tij.

Policia e  Durrësit deklaroi se “avioni nuk është ulur” në asnjë zonë ku mund të kishte “pisë të modifikuar”. Pjesa e dytë e pohimit të Policisë nuk është e besueshme, pasi Policia e Shtetit nuk ka bërë të ditur se i njeh “pistat e modifikuara”. Atëherë, si mund të garantojë në emër të pilotit pirat që po vjen rrotull për tu ulur?!

Në një deklaratë tjetër, Policia e Durrësit thotë se “avioni kishte marrë leje nga Autoriteti Civil për fluturim në orën 16:00-17:00 nga aeroporti i Rinasit në Gjirin e Lalzit pa asnjë ndalesë”.

Lind pyetja: Vallë në cilën pikë të Gjirit të Lalzit do të ulej avioni? Sipas Policisë nuk do të ulej në “pistë të modifikuar”. Por në Gjirin e Lalzit, tashmë botërisht është bërë e njohur një “pistë e modifikuar” ku u kap një avion italian që do të ngarkohej me drogë. Ndërkohë që Policia deklaron se avioni do të fluturonte “nga Rinasi në Lalëz”, pas kësaj kundërshton deklaratën e saj. -Jo!- thotë Policia, “ishim në gatishmëri që avioni të mos ulej”.

Cila është e vërteta?

Një deputet, që nga salla e Kuvendit sot mbasdite ka deklaruar se “një avion me drogë po fluturonte mbi Gjirin e Lalzit në Durrës”. Një objekt që shihet që nga një sallë e mbyllur, nuk dallohet qartë nga Policia në terren.

 

/Veritas.com.al/