Një 36-vjeçare është gjetur pa shenja jete në hostelin ku banonte me qira në qytetin e Shkodrës. Policia thotë se viktima është banuese në Texas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është gjetur e vdekur nga nëna e saj, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jete nga mbidoza e ilaçeve. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune./