Sarkazëm nga: Agim Xhafka/
Mbaj mend kur blemë televizorin e parë babai shtroi një darkë. U mblodhën xhaxhallarët me fëmijët e tyre,kushërinj nga fshati e qyteti dhe u kënaqëm me kongresin e 8 të Partisë së Punës. Foli dhe vetë udhëheqësi. Pihej raki e duartrokitej. Ne,të rinjve, na shkonte sumbulla nga Jugosllavi,por babai shkelte buzën e prapë tek Enveri.
Nëna kishte bërë një centro me grepa dhe e kishte vënë mbi tv që një cep t’i binte mbi ekran.
-Si u duket?- pyeste grarinë.
Ne e ngrinim cepin se na pengonte. Por prapë binte që binte. Nëna sërish pyeste:
-Nuk më thatë një fjalë për centron.
Por Enveri ngrinte zërin e çakërqejf njerëzit duartrokisnin edhe kot.
Kjo histori mu kujtua kur Lali Eri inaguroi pazarin e ri. Me aq bujë e pompë. Vetë kryeministri e sajdisi në këtë projekt lokal. Dhe kur e krahasova, për shembull, me Rrugën e Kombit, m’u duk si pyetja e mamasë.
Pazari ishte tamam centro, se TV ishte Rruga e Kombit. Kaq.
/Veritas.com.al/