Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në lokalin në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku humbi jetën banakierja dhe u plagosën 6 persona. Gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra ka raportuar nga lokali në zonën e banuar, ku shihen në xhama edhe shenjat nga breshëria e plumbave.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur më shumë se 15 gëzhoja kallashnikovi. Siç raportoi gazetarja Xhensila Kodra, dyshimet janë se objektiv i atentatit ka qenë vetë Fatjon Murati. pista kryesore e hetimit është hakmarrja mes grupeve kriminale. Murati nuk ndodhej në lokal kur ndodhi ngjarja.

Murati ia kishte dhënë me qira lokalin djalit të xhaxhait të tij.

Mimoza Paja, gruaja që punonte kamarjere por mbeti viktime,  kishte 10 ditë që kishte filluar punë në lokalin e Fatjon Muratit. 58 vjeçarja, e cila punonte si banakiere u vra aksidentalisht nga të shtënat me armë gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia dyshon se objektiv i atentatit ishte Fatjon Murati, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

E plagosur mbeti edhe mbesa e Mimoza P:ajes, 10 vjec, edhe pesë të tjerë. Nga hetimet rezulton se Fatjon Murati është larguar nga Kosova për në Turqi.  Sakaq, vetëm pak më parë është gjetur i djegur një automjet tip “BMW” në zonën e Bubqit. Brenda automjetit totalisht të shkrumbuar, janë gjetur dy armë zjarri të llojit kallashnikov.

Dyshohet se mjeti dhe armët janë përdorur në ngjarjen në lokalin në “Don Bosko”.

Fatjon Murataj, i dyshuar per disa vraje dhe i denuar nga gjykata, është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”, ku u vra banakierja Mimoza Paja dhe mbetën të plagosur edhe 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare. Të plagosur mbetën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli.

Fatjon Murataj u verifikua ditën e djeshme nga forcat e policisë nëse ishte ishte apo jo në banesën e tij, pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Por me gjithe masen gjyqesore, Murataj nuk u gjet ne shtepi.