-Fantazma Bannon asnjëherë nuk e la Shtëpinë e Bardhë-

Roberto Vivaldelli

Gusht 2017, Steve Bannon largohet nga Shtëpia e Bardhë. Për ta braktisur atë, një nga kokat më prestigjioze dhe të diskutueshme që kontribuoi në fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale vetëm disa muaj më parë. Dhe nga Bannon vjen një koment i hidhur: “Presidenca e Trump për të cilën luftuam dhe fituam, ka mbaruar”, tha ai në një intervistë dhënë për Weekly Standard pas pushimit nga puna. “Ende kemi një lëvizje të madhe – shtoi ai – dhe do të bëjmë diçka për këtë presidencë të Trump. Por kjo presidencë ka mbaruar. Do të jetë diçka tjetër ”. Jashtë Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon bën që The Movement  dhe lëvizjet sovraniste të frymëzuara nga fitorja e manjatit të rriten.

Pastaj, në gusht 2020, problemet gjyqësore: Ish-strategu i Donald Trump, në fakt, arrestohet pasi u akuzua për mashtrim nga prokurori i Nju Jorkut për një përvetësim të pretenduar parash. Bannon dyshohet se i destinoi vetes një pjesë të një mbledhje fondesh për ndërtimin e murit të famshëm në kufirin me Meksikën, atë që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte premtuar të ndërtonte gjatë fushatës zgjedhore 2016. Me pak fjalë, akuza është përvetësim. “Jam viktimë e një komploti politik,” tha Steve Bannon, lëshuar disa ditë më vonë me një pagese me kusht  prej 5 milion dollarësh.

Bannon rimerr kontakte me Donald Trump

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Steve Bannon i mban gjalle kontaktet me manjatin që e ka kontribuar ta çonte në pushtet. Disa karakteristika dhe udhëzime të ish-strategut kryesor të Shtëpisë së Bardhë mbeten të tilla si, për shembull, armiqësia ndaj institucioneve ndërkombëtare, multilateralizmi dhe Republika Popullore Kineze. Në fakt, të dy vazhdojnë të dëgjohen në fshehtësi të madhe. Sidomos në periudhën e fundit, ku Donald Trump duket se është vetëm, i braktisur nga të gjithë pas sulmit të mbështetësve të tij në Capitol më 6 janar 2021. Siç raporton Bloomberg, Trump ka folur në mënyrë të përsëritur në telefon javët e fundit me Steve Bannon, për t’i  kërkuar këshilla për situatën politike dhe mënyrën e kthimit të rezultatit elektoral.

Siç kujton gazeta amerikane, Steve Bannon, gjatë impeachmentit të parë midis 2019 dhe 2020 lancoi një podcast të quajtur ” War Room” në të cilin ai dhe aleatët e tjerë të Trump mbrojtën publikisht presidentin. Bannon përdori podcastin e tij për të mbështetur manjatin gjatë dy viteve të tij të fundit komplekse si President i Shteteve të Bashkuara. Ish-shefi strategjist i Shtëpisë së Bardhë duhet te përballet me akuza penale federale për përfshirjen e tij me një organizatë jofitimprurëse private që mblodhi fonde për të ndërtuar një mur në kufirin e SHBA me Meksikën. Prokurorët thonë se Bannon dhe persona të tjerë të lidhur me projektin vodhën donacionet për përdorim personal. Bannon i ka mohuar akuzat.

Trump mund ti japë faljen ish-këshilltarit te tij

Sipas Adnkronos, i cili citon Politico, Trump po konsideron faljen per Steve Bannon: Trump, i cili do të largohet nga Shtëpia e Bardhë përgjithmonë pas dy ditësh, mund të vendosë të bëjë gjithçka në minutën e fundit. Në fakt, njoftimi për faljen presidenciale të Bannon mund të vijë të Mërkurën në mëngjes, para betimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, sipas një prej burimeve. Gjithashtu të mërkurën në mëngjes, Donald Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë për në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida, ku presidenti në largim ka njoftuar se do të transferohet pas mandatit të tij.

Bannon dhe lidhja me Guo Wengui

Bannon është veçanërisht i lidhur me Guo Wengui, miliarderin kinez i cili u largua nga Republika Popullore në 2014 gjatë fushatës anti-korrupsion të Xi Jinping. Autoritetet kineze akuzuan Guo për përdhunim, rrëmbim, korrupsion dhe krime të tjera. Nga një apartament luksoz në Manhattan, ai ishte veçanërisht kritik ndaj Zëvendës Presidentit Wang Qishan, një aleat i Xi dhe një figurë kryesore në fushatën anti-korrupsion të partisë. Në qershor, Guo dhe Bannon njoftuan themelimin e “Shtetit Federal të Kinës së Re”, një iniciativë që synon “rrëzimin e qeverisë kineze”.

VERITAS.COM.AL