Nga: Sali Berisha/Fb

Te dashur miq, sot familja jone me dhimbje dhe pikëllim te thelle i dha lamtumiren e fundit një njeriu shume te dashur për te gjithë ne, Sanie Berishes, bashkëshortes se vellait tim te ndjere. Sanija, vajze e një familje dhe dy prindërve te nderuar, erdhi ne familjen tone si përmbushje e nje premtimi qe ajo dhe vëllai im i dashur, Selim Berisha i kishin dhënë njeri tjetrit ne rini për te lidhur jetën se bashku. Ajo, me virtytet, edukatën, punën do te dëshmohej një bashkëshorte e admirueshme, shok jete dinjitoze e vëllait tim, një vajze e dyte për prindërit e mi, një nene e mrekullueshme për fëmijët e saj dhe mësuese e përkushtuar për nxënësit ne shkollat ku dha mësim.

Për mua dhe Lilin ajo ishte nje motër e vërtetë. Sanija, se bashku me vëllain tim me dhanë mua ne vitet e studimeve një ndihme dhe mbështetje tejet te çmuar.

Me këtë rast dua te shtoj se Sanija jo gjithnjë kishte fatin ne anën e saj. Rreth tridhjete vjet me pare vëllai im u nda relativisht i ri nga jeta dhe ajo mbeti zonje dhe zot shtëpie. Por grua fisnike e pamposhtur nga vështirësitë dhe me sakrifica te mëdha ajo rriti, edukoi dhe nxori ne jete me sukses tre fëmijët e saj.

Me pas pati fatin e madh te behet gjyshe e lumtur e nipave dhe mbesës se saj. Sanija keto vite e fundit vuajti nga një sëmundje e rënde, e cila dje, me gjithë kujdesin e madh te vajzës, djemve, te rejave, nipave, mbesës dhe te gjithë familjes, e ne veçanti te mjekeve, e ndau prej nesh duke lënë tek ne te gjithë ne zemrat tona mirënjohje te thelle, dashuri te madhe dhe kujtimin e paharruar te saj.

I lehte qofte për ty sonte dheu Sanija jone e dashur!

Veritas.com.al/