Ballkani, rajoni i çudirave. Një aksident automobilistik rrezikon seriozisht integrimin europian të Maqedonisë së Veriut. Bullgaria ka paralajmëruar veto te re, për shkak të një aksidenti ne Maqedoninë e Veriut që ka përfshirë një shtetase me dy pasaporta, maqedonase dhe bullgare.

23-vjeçarja Iva Mihaylova, e cila akuzohet për shkelje të rënda të sigurisë rrugore për një aksident tetorin e kaluar në Koçani në të cilin një burrë mbeti i vdekur.

Asaj i janë bllokuar të dyja pasaportat nga gjykata, si dhe i janë refuzuar 8 kërkesa për të udhëtuar drejt Bullgarisë për trajtim mjekësor pasi rrezikon paralizën në këmbën e majtë. Ajo po ashtu ka kërkuar trajtim edhe në Turqi apo Izrael, por Gjykata e Maqedonisë së Veriut nuk e ka lejuar.

Kjo ka sjellë një reagim të fortë nga Bullgaria. Veç përplasjeve diplomatike Sofje-Shkup në distancë, tetë deputetë nga katër parti bullgare të djathta si dhe televizioni kombëtar i Bullgarisë kanë qenë në sallën e gjyqit për ta mbështetur shtetasen bullgare.

Gjyqtari është detyruar të shtyjë seancën për shkak të këtyre rrethanave.

Bullgaria i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian të monitorojë rastin në kuadër të sundimit të ligjit në procesin e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse rasti duket shumë i vogël për të sjellë një veto, Bullgaria e ka gati skenarin bllokues. Kushti për ndryshime kushtetuese në mënyrë që Maqedonia e Veriut të njohë zyrtarisht minoritetin bullgar si një nga popujt shtetformues të vendit është ende në tryezë.

Në vitin 2020, Bullgaria aktivizoi për herë të parë veton për Maqedoninë e Veriut, duke bllokuar njëherës edhe Shqipërinë e cila nuk kishte asnjë lidhje me konfliktin dypalësh, por ishte çiftëzuar në çeljen e negociatave me Shkupin.

Bllokimi zgjati 2 vite derisa me anë të propozimin francez, vetoja ra formalisht deri në miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Shkupi. Prej 4 vitesh, Maqedonia e Veriut nuk ka lëvizur për të realizuar ndryshimet dhe formalisht procesi është i bllokuar.

Por rasti bullgar tregon edhe njëherë se Ballkani nuk ka hequr dorë nga metodat bllokuese. Kroacia nga krahu tjetër ka bllokuar negociatat e Malit të Zi, duke vendosur veton ndaj mbylljes së Kapitullit 31 (që mbulon Politikën e Jashtme, të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Shqipëria e ka pësuar disa herë. Në fillim Franca, më pas Bullgaria dhe në fund Greqia të cilat nëpëmjet një vetoje i kanë shtyrë çeljen e negociatave me BE.

Nga ana tjetër, Brukseli ka hedhur disa herë propozimin për heqjen e vetos, pas bllokimeve që hasi nga Hungaria e qeverisur nga ish-kryeministri Viktor Orban.

Në rast se në Islandë vendosi vetë populli, nëse BE nuk vepron shpejt, atëherë Ballkani rrezikon të mbetet sërish peng i mallkimit të komshinjve.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *