Njoftohet se një i huaj ka humbur jetën në lumin Buna, në Shkodër.
Bëhet fjalë për një maroken me shtetësi franceze i cili është gjetur i pajetë në brigjet e lumit Buna, në fshatin Darragjat.
Ende mbeten të paqarta shkaqet e mbytjes por dyshohet se pasi është futur në ujë ka pasur komplikacione shëndetësore. Policia është nisur për në vendin e ngjarjes, ku do të hetojnë rreth shkaqeve të vdekjes.
Reagimi i policise:
Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime sëbashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna.
Veritas.com.al