Një 28 vjeçare humbi jetën në sallën e operacionit për të sjellë në jetë foshnjën e saj. Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Vlorës.

Dyshohet se 28 vjeçarja humbi jetën për shkak të një ataku kardiak. Foshnja ka lindur mirë dhe ndodhet  në gjendje të mirë shëndetësore

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në maternitet, pasi ka lindur një foshnje.”

Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veritas.com.al/