Operacioni “Forca e Ligjit’ në Shkodër u finalizua me arrestimin e 4 personave, të cilëve iu sekuestrua ramë dhe fishekë dhe sasi e madje eurosh.
Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit shihet forca të shumta policie që ndërhyjnë për kapjen e të ‘fortëve’ në Shkodër, si dhe 5 automjetet e blinduara të cilët u përkasin familjeve Lici dhe Bajraj.
Të arrestuar janë:
- Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;
- Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
- Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
- Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër
Janë sekuestruar:
- 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);
- 6 mjete të blinduara;
- rreth 800 fishekë;
- 1 armë e ftohtë
- 10.500 euro;
- 3 makina lojërash fati;
- njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;
- telefona celularë dhe karta telefonike;
- 2 veshje antiplumb.