Grupi parlamentar i PD kishte vendosur të votonte kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Por njëri prej tyre ka rebeluar dhe ka votuar pro- PS.

Është fjala për Agron Shehajn, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve të PD-së vendosi që të votojë kundër. LSI vendosi të abstenonte.

Më herët në Komisionin pati debate teksa deputeti Dashamir Shehi u shpreh se me tenderin po avantazhohen kompanitë turke.

Sipas tij është e nevojshme zgjerimi i hapësirës aeroportuale po duhet që të hapen mundësitë dhe për vendet e tjera, që të mos e kthejmë Shqipërinë në një Perandori Osmane.

“Unë kërkoj që të hapet mundësia dhe të shikohen dhe ofertat nga vendet europiane. Ça do bëjmë ne këtu do ndërtojmë Perandorinë Osmane, nuk po them që duhet që të bllokojmë miqtë tanë turq. Ne duhet që të shohim nga Europa, pasi ky rajon ka shumë turbulenca.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ish-ministri i Transporteve nga LSI, Edmond Haxhinasto. “Pse nuk i lihet një investitori shqiptar ndërtimi i aerportit? Aeroporti i Rinasit është ndërtuar nga investitor shqiptar pavarësisht se paratë erdhën nga jashtë”, tha Haxhinasto.

Për votën kundër reagoi dhe kryeministri Rama, i cili u shpreh se opozita ‘do çizme dhe jo investime dhe punësime të reja’.

Veritas.com.al/