Sali Berisha dhe të tijët kanë zgjedhur të mbrohen para shqiptarëve me faktin se gjatë qeverisjes së PD në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në NATO. Sipas demokratëve dhe ish-kryeministrit të shpallur tashmë non-grata familjarisht nga SHBA-të, kjo tregon se ai është mik i amerikanëve dhe se ka gëzuar respektin maksimal nga administrata amerikane.
Në fakt, ky tregues kohor po përdoret për të bindur shqiptarët për ‘pastërtinë’ e Sali Berishës, pasi Uashingtoni e ka marrë verdiktin.
Por në përgjigje të këtyre pretendimeve javanews.al po sjell një shembull nga Kroacia fqinje. Ajo u anëtarësua në NATO njëkohësisht me Shqipërinë, pra në 1 Prill 2009. Ky zhvillim i rëndësishëm për integrimin, nuk e amnistoi aspak ish-homologun e Sali Berishës në atë kohë, Ivo Sanaderin. Ai u dënua me plot 10 vite burgim për marrje ryshfeti nga dy kompani të huaja.
Një gjykatë në Zagreb e dënoi Ivo Sanader me tre vite e gjysmë në burg për çështjen e bankës Hypo Adria dhe me shtatë vite për çështjen MOL- INA.
Ai u urdhëru po ashtu të paguajë një gjobë prej 5 milione euro ndaj vendit të tij për pasurimin e padrejtë. Gjyqi zgjati për një vit dhe 30 persona dëshmuan para trupës gjykuese. Prokuroria kishte kërkuar 15 vite burg. Madje Sanader gjykohej njëkohësisht edhe për devijimi të fondeve shtetërore për partinë e tij.
Kroacia ka qenë nën presion nga BE për të mbajtur një qëndrim të ashpër në lidhje me korrupsionin dhe Brukseli e ka ndjekur këtë rast nga afër. Presionet nga BE-ja kundër Kroacisë nuk i drejtohej vetëm këtij vendi, por të paktën Zagrebi pati guximin të hetonte kryeministrin e tij. Ndërsa në Shqipëri, një rast i tillë as një shkohej ndër mend së paku deri në vitin 2013 kur Berisha-Meta qeverisnin Shqipërinë.
Sali Berisha po përballet sot me ditën më të vështirë të jetës së tij politike. Ai është kryqëzuar nga amerikanët si i përfshirë në korrupsion duke bërë milionerë fëmijët dhe aleatët e tij. Zërit të Sekretarit Anthony Blinken iu shtua edhe ai i Matthew Palmer, ndërsa Berisha kërkon prova dhe fakte nga SHBA-të. Por, për aq kohë sa qeveria e tij nuk e gjykoi si Sanaderi, u desh vendi më demokratik t’i gjente “anën”.
VERITAS.COM.AL