Të ënjtën, Breitbart News Daily, Alex Marlow kishte në studio Profesor John Banzhaf nga Universiteti “George Washington” fakulteti i Ligjeve dhe e pyeti rreth mundësisë nëse Presidenti në largim Barack Obama – ose ndoshta Presidenti i zgjedhur, Donald Trump – të mund t’i kërkojë një pardon zonjës Hillary Clinton për disa sulme që i janë bërë nga hetuesit e FBI.
“Mendoj se është më mirë që Obama ta bëjë këtë” tha Banzhaf. “Në fakt titujt kryesorë të gazetave sot tregojnë se mund të jetë bërë ndonjë pardon. Në “New York Post” shkruhet se ‘White House u hap me një pardon për Clinton’, gazeta Politico dhe Washington Times në anën tjetër nuk thanë gjë për ndonj pardon.
Por kemi një precedent të fortë për këtë. Kur Richard Nixon u detyrua të japë dorëheqjen Gerald Ford i paraqiti pardon të plotë dhe të pakushtëzuar; jo pse ai e meritonte, por me qëllim që me atë fjalë të shërohet vendi, për të mos e lënë që të vazhdojë përçarja”.
“E njëjta gjë mund të ndodhë në këtë rast”, tha Banzhaf, që autori i intervistës e tha me fjalët “kështu spekuloi Banzhaf”.
/ Veritas.com.al/