Një i ri anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim është dhunuar sot nga aktivistë socialistë në Fier. LSI ka publikuar fotot e trupit të plagosur të të riut.

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar sot këtë rast dhune të ushtruar ndaj një anëtari të LSI-së. Kreu i LSI është shprehur se ngjarja ka ndodhur në Zharrës të Fierit.

“Horrat e PS-së goditën një anëtar të LSI-së. Autor i kësaj vepre kriminale është Agim Grembi, e policia e drogës nuk e ka arrestuar kriminelin”, është shprehur Vasili.

Ai ka akuzuar PS-në e Fierit si të implikuar, ndërsa ka kërkuar nga PS në Tiranë distancimin prej ngjarjes së rëndë.

Petrit Vasili është shprehur se përgjigja e LSI-së për këtë ngjarje do të jetë shumë e ashpër.