Një sherr me thika mes të rinjve në shkollë të mesme, ka ndodhur sot, orët e fundit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë pallatit të Kongreseve, mes dy grupeve të rinjsh.
Forcat Shqiponja kanë mbërritur në vendngjarje, të cilët kanë neutralizuar të rinjtë e përfshirë në sherr.
Katër të rinj raportohet të kenë mbetur të plagosur, një prej tyre është shoqëruar në Polici. Ata janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Ndërkohë të rinjtë e tjerë të përfshirë në sherr janë shoqëruar në polici për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.
Dyshohet që sherri të ketë ndodhur për një vajzë, studente në Universitetin Politeknik, e cila ishte e dashura e njërit prej të rinjve.
Veritas.com.al/