Sipas burimeve të Ora News ekspertë të misioneve të huaja që do të monitorojnë protestën janë në  ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gazetarja e Ora News, Keti Banushi thotë se ekspertë që monitorjnë policinë shqiptarë janë në ambientet e ministrisë ku kanë dhënë udhëzimet në lidhje me planin e masave që do të merret nga policia.

Në ministrinë e Brendshme ndodhet edhe ministri Fatmir Xhafaj së bashku me stafin e tij.