Një 45 vjeçar çek është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me dyshimin për trafik armësh. Policia njofton se në automjetin në të cilin shtetasi çek po hynte në Shqipëri u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.

Më konkretisht iu gjetën: 1 armë zjarri pistoletë të mbushur me fishekë, municion luftarak për këtë lloj arme dhe armë të tjera, 4 thika, 2 biçakë, 1 sëpatë brezi dhe 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues).