![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2021/09/tc-ana-albania-government-airbus-a319-115cj_PlanespottersNet_1048136_311177f7ad_o.jpg)
Një tjetër avion i është shtuar linjës ajrore “Air Albania”. Pas “Lasgushit” e “Migjenit” flotës ajrore shqiptare i është shtuar edhe avioni i quajtur”Naimi”.
Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama.
Lasgushi ishte avioni i parë i cili fluturimin e parë e zhvilloi drejt Stambollit, kurse Migjeni ishte avioni i dytë që iu bashkua kompanisë “Air Albania”